Zv/presidenti i Turqisë: Zgjidhja e çështjes së Qipros do të realizohet në bazë të barazisë

Oktay rikujtoi se para nisjes së Operacionit të Paqes, turqit e Qipros kanë qenë shënjestër e plumbave, persekutimi ka mbizotëruar në rrugë dhe se në shumë vendet të Qipros kanë mbizotëruar përpjekjet e frikësimit çnjerëzor ndaj turqve...

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka deklaruar se çështja e Qipros do të realizohet në bazë të barazisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Oktay mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e “Ditës së Paqes dhe Lirisë – 20 korrik” në Lefkosha, 46-vjetorit të Operacionit të Paqes në Qipro.

Ai rikujtoi se para nisjes së Operacionit të Paqes, turqit e Qipros kanë qenë shënjestër e plumbave, persekutimi ka mbizotëruar në rrugë dhe se në shumë vendet të Qipros kanë mbizotëruar përpjekjet e frikësimit çnjerëzor ndaj turqve, duke shtuar se këto përpjekje sot vazhdojnë me anë të embargove ndaj turqve të Qipros.

“Dita e Paqes dhe Lirisë të cilën çdo vit e festojmë në unitet, është përgjigja më e mirë ndaj atyre që nuk e njohin partneritetin e barabartë të turqve të Qipros, që kanë nxjerr turqit e Qipros nga shteti partner në vitin 1963, atyre që përpiqen të mundësojnë të harrohet persekutimi i administratës greke ndaj turqve të Qipros gjatë 11 viteve, nga 1963 në 1974”, u shpreh Oktay.

Ai theksoi se falë operacionit të kryer nga ushtarët turq, paqja nuk ka ardhur vetëm në veri të ishullit, por edhe në jug të tij.

“Zgjidhja e çështjes së Qipros në çdo rast do të realizohet në bazë të barazisë”, tha Oktay, duke e cilësuar më tej si “përpjekje e kotë” formësimin e rajonit në drejtim të interesave të saj nga dyshja qipriote greke dhe Greqia.

Oktay tha se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj të madhe ndaj turqve qipriotë.