Zgjidhet president i Interpolit

Shtëpia e Bardhë dhe partnerët e saj evropianë, gjatë kohë lobuan kundër përpjekjeve që Alexander Prokopchuk të emërohet president i ardhshëm i organizatës policore

 Koreanojugori Kim Jong Yang është zgjedhur për president të Interpolit, duke mposhtur kundërkandidatin e tij rus, një veteran në shërbimet e sigurisë, kandidimi i të cilit u kundërshtua ashpër nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe disa shtete evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë dhe partnerët e saj evropianë, gjatë kohë lobuan kundër përpjekjeve që Alexander Prokopchuk të emërohet president i ardhshëm i organizatës policore, me arsyetimin se zgjedhja e tij do të çonte në abuzime të mëtejshme ruse të sistemit të njoftimit të kuq të Interpolit, duke i përndjekur kundërshtarët politikë.

Prokopchuk ka gradën e gjeneralit në Ministrinë e Brendshme të Rusisë dhe shërben si nën president i Interpolit.

Fitorja e Kim është bërë pasi ai siguroi të paktën dy të tretat e votave në Asamblenë e përgjithshme të Interpolit, që u mbajt në Dubai.

Ai do të qëndrojë në postin e ri deri në vitin 2020, me çka do të plotësojë mandatin katërvjeçar të paraardhësit të tij, Meng Hongwei, i cili u arrestua në Kinë.