Votohet qeveria e Kosovës me 66 vota! Njihuni me emrat e kabinetit qeveritar

Në fjalën e parë si kryeministër, Albin Kurti u shpreh se qeveria e tij do të jetë me fokus kryesor për integrimin europian të vendit dhe atë kombëtar me Shqipërinë.

Është votuar qeveria e re e Kosovës me 66 vota pro dhe 10 abstenime, pas një seance maratonë të Kuvendit me plot debate nga ana e opozitës dhe prezantimin platformës qeveritare nga partitë e mazhorancës.

Kabineti qeveritar mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike do të ketë 15 ministri nga ku 6 do të jenë të VV-së dhe 6 të LDK-së ndërsa tre të tjera do të drejtohen nga minoritetet.

Me Albin Kurtin Kryeministër, zv.kryeministri i parë nga radhët e LDK-së është zgjedhur Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane,Blerim Reka.

Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin. Kurse, dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Vlora Dumoshi e LDK-së do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në fjalën e parë si kryeministër, Albin Kurti u shpreh se qeveria e tij do të jetë me fokus kryesor për integrimin europian të vendit dhe atë kombëtar me Shqipërinë.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe kritikëve që e akuzuan për fjalimet e gjata, se nga dita e sotme ‘do të ketë më pak fjalë dhe më shumë punë’. /SCAN