Viti 2000—intelektualët bënë peticion kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga Edi Rama

Në prill të vitit 2000, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Edi Rama, shpalli Ansambël Monument-Kulture aksin qendror dhe qendrën historike të Tiranës. Në këtë ansambël u përfshi i gjithë Bulevardi Zogu I dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe shumë pjesë ngjitur me këtë aks, përfshi pjesën nga mbrapa Hotel Tirana tek Rruga e Barrikadave nga aty pergjatë Rrugës Xhorxh Bush deri tek Ura e Tabakaëve në vazhdim tek ura e Rrugës së Elbasanit, pastaj nga aty tek zona deri mbrapa piramidës e deri tek Stadiumi Qemal Stafa.

Në mënyrë të pashjegueshme edhe pse zona monument kulture ishte më e gjërë u la jashtë emërtimit si monument kulture godina e Teatrit Kombëtar. Aludimi i atëhershëm ishte se Ministri Rama dëshironte ta shëmbte godinën dhe në vend të saj të ndërtohej një kullë e lartë, katet e ulta së cilës do t’i jepeshin teatrit. Ishte i njejti model që Ministri Rama kishte filluar të eksperimentonte me kinematë publike të qytetit.

Për të shmangur këtë skenar, një grup artistësh dhe intelektualësh të kohës i dërguan një peticion Këshillit të Ministrave me anë të të cilit i kërkuan shpalljen Monument Kulture të godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo kërkesë nuk u mor asnjëherë parasysh, por sot që Kryeministri Rama ka vendosur prishjen e godinës së teatrit, ajo merr një vlerë më shumë se sa historike. /Exit.al

 

Siç shihet në fotokopjen e peticionit, peticioni u nënshkrua nga intelektualët e mëposhtëm:

Agim Qirjaqi

Agim Zajmi

Ahmet Pasha

Albert Minga

Andon Koça

Andon Qesari

Anil Frashëri

Arben Derhemi

Armand Bora

Bojken Lako

Bujar Lako

Dhimitër Anagnosti

Esat Mysliu

Eva Alikaj

Fadil Kujofsa

Fatbardh Marku

Fatos Sela

Gjergj Pano

Guljelm Radoja

Hervin Çuli

Ilia Shyti

Ilia terpini

Ilir Bezhani

Ismet Drishti

Kico Londo

Lazër Vlashi

Luiza Xhuvani

Maks Velo

Medi Malka

Naum Shundi

Neritan Liçaj

Petrit Ruka

Robert Budina

Robert Ndrenika

Roza Anagnosti

Ruzhdi Pulaha

Shaban Hysa

Shefki Cela

Spartak Pecani

Valbona Imami

Vasjan Lami

Veton Ibrahimi