Veriu i Kosovës, do të ndalohet lëvizja e makinave të paregjistruara

Qytetarët në Veri të Kosovës kanë mirëpritur dhe po zbatojnë në masën e duhur, vendimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që në atë pjesë të mos ketë më në qarkullim makina të paregjistruara.

Qytetarët në Veri të Kosovës kanë mirëpritur dhe po zbatojnë në masën e duhur, vendimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që në atë pjesë të mos ketë më në qarkullim makina të paregjistruara,raporton Top Channel.

Funksionimi i strukturave paralele në komunat veriore, duke mos i njohur ligjet e Kosovës, kishte ndikuar që në vite të krijohej një kaos edhe në trafik, kur vjen fjala te regjistrimi i automjeteve.

Por, me aplikimin e masave të reja, qytetarët dhe autoritetet lokale konsiderojnë se tashmë është rritur edhe siguria rrugore.

Policia e Kosovës e nisi të hënën e kaluar zbatimin e planit operativ. Makina të paregjistruara e të padoganuara janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 viteve të kaluara, e është vlerësuar se numri i tyre është rreth 30% e numrit të përgjithshëm të automjeteve.