Vdes në aksident 26-vjeçari

Makina përplaset me bordurën e rrugës, humb jetën 26-vjeçari...

Një 26-vjeçar i cili udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën pas një aksidenti në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.

26 vjeçari po udhëtonte në mjetin tip Audi e cila u përplas me bordurën anësore të rrugës. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është plagosur dhe dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.