Ushtria turke e kujdesshme ndaj objekteve fetare dhe historike në veri të Sirisë

"Nëse sot shohim fotografitë e kishave në Tal Abyad dhe Ras al-Ayn, shohim në mëbyrë të qartë se ato nuk janë dëmtuar aspak", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Civilët, objektet historike dhe fetare dhe ambienti nuk janë dëmtuar gjatë operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria rikujtoi se që para fillimit të operacionit, ushtria turke kishte paralajmëruar se nuk do t’i kishte në shënjestër civilët dhe objektet historike, kulturore dhe fetare.

Ministria ka potencuar se forcat turke asnjëherë nuk do të hiqnin dorë nga ky parim, qoftë edhe nëse kjo do të shkaktonte vonimin e operacionit.

“Organizata terroriste PKK/PKK dhe mbështetësit e saj, qysh para fillimit të opeacionit tentuan të gënjejnë se gjoja ne do t’i zhduknim vëllezërit tanë kurdë dhe do t’i shënjestronim grupet e tjera etnike dhe fetare, në veçanti të krishterët, duke bërë përpjekje nga ana tjetër t’i fshehin para botës grupet e tyre kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë.

“Megjithatë, gjatë operacionit “Burimi i Paqes”, maska e organizatës terroriste PKK/YPG dhe mbështetësve të tyre ra edhe një herë. U zbulua se organizata terroriste e ka shndërruar në pozitë mortajash një kishë në Tal Abyad, ndërsa në disa kisha ka vendosur posterë të kryeterroristit Abdullah Öcalan. Ndërkaq, nëse sot shohim fotografitë e kishave në Tal Abyad dhe Ras al-Ayn, shohim në mënyrë të qartë se ato nuk janë dëmtuar aspak”, tha më tej Ministria turke e Mbrojtjes.

Siç theksohet më tej, ushtarët turq në rajon kujdesen nga afër për të gjitha strukturat etnike dhe fetare në rajon, ndërsa përpiqet maksimalisht për përmbushjen e të gjitha nevojave në rajon, përfshirë edhe ato që burojnë para fillimit të operacionit.