U raportua e vdekur, 5-vjeçarja shfaqur shenja jete në spital

Fillimisht policia njoftoi që vajza ndërroi jetë rrugës për në spital. Por një orë më vonë, policia zyrtarisht bëri sqarim të ri mbi ngjarjen.

Një fëmijë 5-vjeçare ndodhet në gjendje shumë të rëndë pasi u përplas nga një makinë. Fillimisht policia njoftoi që vajza ndërroi jetë rrugës për në spital. Por një orë më vonë, policia zyrtarisht bëri sqarim të ri mbi ngjarjen.

Sipas saj, fillimisht vogëlushja u paraqit pa shenja jete në spital dhe dyshohet se kishte pësuar vdekje klinike. Por pas nderhyrjes së mjekëve në spitalin e Fierit, vajza ka shfaqur shenja jete.

Aktualisht ajo po mbahet në mbikqyrje të plotë. Ngjarja ndodhi në rrugën Kurjan–Roskovec dhe sipas policisë makina që e përplasi drejtohej nga Leonard Abedinaj, 41 vjeç, i cili u shoqëruar në komisariat.