Turqia neutralizon me dron 5 terroristë të PKK-së

Pesë terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste janë neutralizuar në veri të Irakut me dronë të armatosur, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në «Twitter».

Në veri të Irakut janë neutralizuar 5 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në «Twitter» Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) raporton se 5 terroristë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste, vendndodhja e të cilëve ishte përcaktuar në krahinën Avashin në veri të Irakut, janë neutralizuar me mjete ajrore të telekomanduara (dron) të armatosur.

Mësohet se operacionet në këtë zonë vazhdojnë.