Turqi, qyteti antik Afrodisias mahnitë vizitorët

Afrodisias, e cila emrin e ka marrë nga perëndesha greke e bukurisë dhe dashurisë Afrodita, në vitin 2017 u përfshi në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore

Qyteti antik Afrodisias në provincën turke Aydin, është një nga destinacionet e preferuara të shumë shkenctarëve, fotografëve, por edhe të gjithë të tjerëve që e duan mitologjinë dhe historinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Afrodisias, e cila emrin e ka marrë nga perëndesha greke e bukurisë dhe dashurisë Afrodita, në vitin 2017 u përfshi në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore.

Skulptorët lokalë njiheshin gjerësisht, ndërsa skulpturat e tyre i eksportonin madje edhe në Perandorinë Romake. Edhe sot, në rrënojat e qytetit, është e mundur të shihen gjurmët e talentëve dhe saktësisë.

Gërmimet e para në qytetin e lashtë filluan nga arkeologët e huaj edhe atë në vitin 1904. Nga viti 1961 deri në vitin 1990, hulumtimet u drejtuan nga Kenan Erim, ndërsa më vonë nga Roland R.R. Smith, nga Universiteti i Oksfordit.

Turistët kanë mundësinë të jenë pjesë e vizitave të organizuara dhe të marrin pjesë në një udhëtim për tej kohës. Në hyrje të qytetit ka statuja, si dhe muzeun me të njëjtin emër, ku janë ekspozuar rreth 300 skulptura.

Gjetja më e rëndësishme në qytet është pishina e gjatë 170 metra, e gjerë 30 metra , ndërsa me thellësi prej një meter.

Shumë fotografë që vizitojnë këtë vend qëndrojnë atje deri në orët e vona të natës në mënyrë që të regjistrojnë qiellin mbi qytet dhe pozitën e yjeve.