Turqi, punonjësit ua hapin dyert e bashkisë maceve

Macet në ndërtesën e Bashkisë Esenkoy në Yalova me punonjësit ndajnë zyret, tavolinat dhe madje edhe kolltuqet

 Macet shpesh janë kafshë të përkëdhelura shtëpiake. Për ta në Turqi janë bërë edhe hotele, ndërsa ulen edhe në bankat shkollore. Mirëpo, punonjësit e Bashkisë Esenkoy në qarkun Yalova të Turqisë kanë shkuar një hap më tej duke ua hapur dyert e institucionet maceve, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kështu, tani këta kafshë të përkëdhelura me punonjësit e bashkisë ndajnë zyret, tavolinat e madje edhe kolltuqet.

Punonjësit e bashkisë gati dy vite ushqejnë macet dhe u kushtojnë vëmendje të posaçme që të mos i zgjojnë derisa janë duke fjetur.

Numri i maceve në bashki ndryshon. Në periudhën e verës janë më pak, kurse gjatë dimrit në bashki ka rreth 20 mace.

Cigdem Ucar, drejtoreshë në njërin nga departamentet e bashkisë, tha se është një ndjenjë e mirë të ndash hapësirën me mace.

Ucar shton se dy vite më parë kanë filluar të kujdesen për macet dhe pesë klyshët e tyre të vendosur para