Turqi, nipi i Fetullah Gülen dënohet për anëtarësim në FETO

Selman Gülen u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 7,5 vite

Nipi i udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen u dënua në Turqi me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vite e gjashtë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi kundër Selman Gülen për anëtarësim në organizatën terroriste FETO, u lexua sot më 22 dhjetor në Gjykatën Penale në Ankara.

Selman u arrestua më herët në shtëpinë të cilën anëtarët e FETO-s e përdornin për aktivitete terroriste, ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin me burgim 15 vjecçar.

Gülen hodhi poshtë akuzat për lidhje me organizatën terroriste dhe tha se udhëheqësin e organizatës terroriste Fetullah Gülen e ka takuar vetëm një herë në jetë.

Kryetari i Gjykatës, Bahtiyar Colak tha se Selam Gülen nuk është dënuar se është nip i Fetullah Gülen, por se gjatë seancave gjyqësore është konstatuar se ishte anëtar i organizatës terroriste FETO.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit 2016, ku 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.