Turqi, arrestohen 12 të dyshuar për terrorizëm të PKK-së

Të dyshuarit u arrestuan në Izmir nën dyshimin për përhapje të propagandës të grupit terrorist në mediat sociale

Policia turke arrestoi 12 të dyshuar për terrorizëm të PKK dhe DHKP-C gjatë një operacioni kundër terrorizmit në provincën perëndimore të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u akuzuan për përhapje të propagandës terroriste në platformat e mediave sociale, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u shprehur për mediat.

Policia sekuestroi një sasi të madhe të materialit dixhital dhe dokumente që lidhen me grupin terrorist gjatë bastisjes në adresat e të dyshuarve gjatë operacioneve.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.