Trump uron Thaçin për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

"Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse", thuhet në letrën e Trumpit, duke iu referuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi

 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një letre dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar mbarë popullin e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump i ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të fokusohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.