Tiranë, i ofroi Lekë policit, pranga 23-vjeçarit

Në vijim të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për rritjen e parametrave të sigurisë,  evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor si dhe për goditjen e rasteve të mitëdhënies nga ana e drejtuesve të automjeteve me qëllim.

Shmangien e masës administrative, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës  u arrestua në kushtet e flagrancës Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartëmonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.