Tiranë, arrestohen 17 persona, në kërkim 5 të tjerë

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë, arrestohen 17 persona, në kërkim 5 të tjerë

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, një grup kriminal është goditur në Tiranë nga policia. Si rezultat janë ndaluar nga policia 17 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kafe, cigare dhe shuma të mëdha lekësh, ndërsa hetimi për këtë grup kriminal kishte nisur prej muajsh me mjete speciale.

Sakaq, priten detaje të reja nga operacioni dhe nga hetimet paraprake.