Testohet për koronavirus kryeministri i Britanisë së Madhe, ministrja e infektuar e takoi para se të bënte analizën

Mësohet se në ditën që ajo ka shkuar për të bërë analizën për virusin COVID-19, fillimisht takoi në zyrën e tij eprorin e saj, duke i bërë edhe një panoramë lidhur me situatën në të cilën ndodhej vendi.

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson duhet të bëjë testin për koronavirus. Kjo pasi ministrja e tij e Shëndetësisë, Nadine Dorries ka rezultuar pozitive dhe është karantinuar.

Mësohet se në ditën që ajo ka shkuar për të bërë analizën për virusin COVID-19, fillimisht takoi në zyrën e tij eprorin e saj, duke i bërë edhe një panoramë lidhur me situatën në të cilën ndodhej vendi. Takimi zgjati disa minuta, ndaj në vend kanë filluar dyshimet se edhe kreu i qeverisë mund të jetë i infektuar.

Përveç Johnson, Dorries ka takuar edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe njerëz të thjeshtë. Autoritetet përkatëse po ndjekin çdo rast që ajo mund të ketë infektuar.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar më shumë se 380 infeksione koronavirus, ndërsa 6 persona kanë humbur jetën.