Tërmet prej 6,6 ballësh godet Kanadanë

Instituti Amerikan i Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti me intensitet 6,6 ballë ka ndodhur 218 kilometra nga brigjet qytezës limanore Port Hardy

Një tërmet prej 6,6 ballësh ka goditur Kanadanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Amerikan i Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) bëri të ditur se tërmeti me intensitet 6,6 ballë ka ndodhur 218 kilometra nga brigjet e qytezës limanore Port Hardy.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi 11 kilometra nën shtratin e detit, ndërkohë që autoritetet nuk kanë paralajmëruar ndonjë valë të madhe.