Tensionohet situata në protestë, shpërthime kapsollash dhe provokime ndaj qytetarëve

Artistët kanë bërë thirrje për qetësi duke e quajtur incidentin si provokim.

Prej orës 16:30 “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit” nisi një protestë në Tiranë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e godinës.

Por teksa artistët flasin në shesh ka pasur edhe momente tensioni.

Raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime, shkruan Express.

Artistët kanë bërë thirrje për qetësi duke e quajtur incidentin si provokim.

Ndërkohë një person është nxjerrë jashtë turmës nga disa të tjerë.