Teatri i ri Kombëtar, Kumbaro: Fillojmë negociatat siç parashikon ligji

Ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro nga Berati tha se pas miratimit të ligjit në parlament të ejnten do të ndjekin etapat e ligjit.

Ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro nga Berati tha se pas miratimit të ligjit në parlament të ejnten do të ndjekin etapat e ligjit.

Ndërkohë që lidhur me kundërshtimin e artistëve dhe protestat e tyre, ajo tha se: “Jetojmë në demokraci, është e natyrshme që të ketë dhe zëra kundër”.

Pas miratimit të ligjit të posaçëm në kuvend për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar puna do të vijojë me ngritjen e grupit negociator dhe procedurat e tjera administrative. Ministrja e Kulturës Mirela kumbaro, nga Berati ku mori pjesë në aktivitetet për 10 vjetorin e përfshirjes së qytetit në mbrojtjen e UNESCOS tha se zërat kundër projektit, janë tregues të demokracisë ku jetojmë!

Teksa një pjesë e artistëve, shoqërisë civile dhe opozita vijojnë të protestojnë dhe kundërshtojnë ndërtimin e teatrit të ri kombëtar duke shembur godinat ekzistuese, qeveria duket e vendosur për të ecur përpara me procedurat që pasojnë miratimin e ligjit të posacëm në Kuvend!

Nga Berati ku mori pjesë në aktivitetet në kuadër të 10 vjetorit të përfshirjes në Unesco, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha pas miratimit të ligjit se hapi i radhës është ngritja e komisionit të posacëm që do të nisë negociatat për projektin e teatrit të së ardhmes sic e cilësoi ajo!

Kumbaro:  Do të ecim  me atë që parashikon ligji, ngritjen e komisionit dhe të tjera etapa administrative. Është një qendër e re skenike në Tiranë me shumë dimension e që do të strehojë përkohësisht teatrin kombëtar derisa të kryehen të gjitha procedurat dhe të shkojmë drejt realizimit të një projekti për një teatër të ri që pa frikë do ta quaj teatri i së ardhmes.

Zerat kundër dhe protestat e artistëve, shoqërisë civile dhe qytearëve, kumbaro i cilësoi normale pasi dhe tregues që jetojmë në demokraci.

Kumbaro: Jetojmë në një shoqëri demokratike dhe të gjithë kemi të drejtë të kemi mendimin ndryshe.

Në 10 vjetorin e përfshirjes së beratit nën mbrojtjen e Unescos, Ministrja Kumbaro e cilësoi qytetin krenari kombëtare bashkë me Gjirokastrën

Kumbaro:  Berati është një krenari kombëtare, pasaportë e kulturës botërore.

Berati u përfshi në listën e trashgimisë botërore më 8 korrik 2008, cka është reflektuar me katërfishim të vizitorëve dhe investimeve sipas ministres së Kulturës.