I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për qëndrimin e amerikanëve, Tahiri u shpreh: “Nuk besoj se ndodh në Amerikë që një ambasadë të komentojë vendimin e një gjykate. Nuk besoj të ketë një presion më të madh se ky”.
Ai tha gjithashtu se “do t’i shkojë deri në fund betejës për drejtësi”, pasi vendimin e Gjykatës e konsideroi një lajm gjysmë të mirë.