Mali i Zi do të dëbojë më shumë se 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe. Me anëtarët e familjeve të tyre, janë rreth pesëdhjetë qytetarë që punojnë në këtë vend.
"Për ne është e rëndësishme të ruajmë angazhimin e SHBA-ve në rajon. Duhet të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushat që kanë të bëjnë me kornizën e sigurisë së rajonit tonë”, tha Bushati
Qindra persona që mbanin “Jelekë të verdhë” morën pjesë në demonstratën e mbajtur nga një grup pro-opozitar, të cilët po protestonin kundër arrestimit të deputetit Nebojsha Medojeviq.
Bombën e kanë gjetur punëtorët e kompanisë kineze CRBC, e cila ndërton autostradën
Epiqendra e tërmetit ishte tre kilometra në juglindje të Vladimirit të komunës së Ulqinit, ndërsa është ndjerë edhe në disa zona në veri të Shqipërisë
Policia e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe kanë kapur 80 kilogramë kanabis.
"Gjoba ndaj personave fizik për mosngritje gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro", tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviç
"Suksesi i Malit të Zi është motiv dhe inspirim se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se vendet si Mali i Zi dhe Maqedonia edhe pas shumë sfidave mund të arrijnë sukses", tha Shekerinska
Forca të ushtrisë malazeze do të angazhohen në operacione patrullimi përgjatë vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar në Bozaj, bëri të ditur përmes një komunikate për shtyp Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.
Drejtoria Rajonale e AKU-së në Shkodër ka konstatuar dhe bllokuar rreth 11.6 tonë birrë të importuar nga jashtë, për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë apo dokumentacionin shoqërues.