Mali i Zi goditet nga një tërmet 4,3 ballë, lëkundje edhe në Shqipëri

Epiqendra e tërmetit ishte tre kilometra në juglindje të Vladimirit të komunës së Ulqinit, ndërsa është ndjerë edhe në disa zona në veri të Shqipërisë

Mali i Zi sot është goditur nga një termet me magnitudë 4,3 ballë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte tre kilometra në juglindje të Vladimirit të komunës së Ulqinit, ndërsa është ndjerë edhe në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës së Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 4,3 ballë sipas Rihterit, që i përshtatet intensitetit epiqendral të shkallës së pestë të Merkalit (MCS). Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 19 kilometrash.

“Ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Sizmologjisë.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa zona në veriun e Shqipërisë, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale.