Kalimi i paligjshëm i kufirit, ushtria malazeze patrullime në kufirin me Shqipërinë

Forca të ushtrisë malazeze do të angazhohen në operacione patrullimi përgjatë vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar në Bozaj, bëri të ditur përmes një komunikate për shtyp Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Kufiri do të kontrollohet nga patrulla të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë së Malit të Zi, kryesisht me qëllim parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme përgjatë zonës kufitare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, raporton Atsh.

Trupat ushtarake do të dislokohen në bazë të vendimit të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.