Tag Erion Veliaj

Të shtunën, aksion i gjerë pastrimi në kryeqytet. Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

Për të mirëpritur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollave, por edhe ata që rikthehen në to për të vijuar rrugën e dijes, Bashkia e Tiranës, në kuadër edhe të Ditë Botërore të Pastrimit, do të organizojë ditën e shtunë, më 15 shtator, një aksion të gjerë në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive.

Të hënën nis shkolla, Veliaj: Kufizim të qarkullimit të furgonëve

Nga data 17 shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, rikthehet edhe kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve në mëngjes. Kjo masë e Bashkisë së Tiranës ka për qëllim të ulë fluksin e trafikut në orët kur nxënësit e Tiranës shkojnë në shkollë, si dhe synon që fëmijët të mos humbin orën e parë të mësimit.

Finalja e Europianit në Volejboll në Tiranë, Veliaj: Gati për evente të mëdha

Kompleksi modern i Parkut Olimpik të Tiranës priti për herë të parë në Shqipëri, një event të përmasave të mëdha, siç janë Finalet e Europianit në Volejboll për Femra (U19). Ndeshjen finale Itali-Rusi, e cila u zhvillua mbrëmë, e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Transformohet blloku i banimit në Allias, Veliaj: Mbajtëm premtimin

Deri para pak muajsh e gjithë zona përreth rrugës “Njazi Meka” në Njësinë nr.4 konsiderohej si një lagje e dorës së dytë, pasi mungonte infrastruktura urbane dhe ajo e ofrimit të shërbimeve. Sot e gjithë kjo zonë ka jo vetëm çerdhe, kopshte, shkolla e mensa sociale që ofrojnë të gjitha standardet, por edhe një mobilim urban nga më të mirët në Tiranë.