Tag Erion Veliaj

Dita pa makina. Pedalimi me biçikleta, nga Presidenca te liqeni

Java që po mbyllet është java europiane e lëvizshmërisë. Për ta shënuar atë, një grup qytetarësh të të gjitha moshave organizuan një pedalim të përbashkët që nisi nga Presidenca dhe përfundoi tek Kodrat e Liqenit. Kjo edhe për të promovuar të mirat që sjell biçikleta, si për shëndetin, edhe për qytetin.

Inaugurohet “Kosova”, Veliaj: Përfaqëson një histori

Pas 15 vitesh, shkolla 9-vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës.Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Dita Botërore e Pastrimit, Veliaj: Tirana sot është shumë herë më e pastër

Në Ditën Botërore të Pastrimit, Tirana iu bashkua aksionit për largimin e mbetjeve dhe ruajtjen e mjedisit. Qindra vullnetarë dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, nisën që në orët e para të mëngjesit aksionin për largimin e mbetjeve në të gjitha njësitë administrative, kryesisht pranë shkollave.