Tag Erion Veliaj

Veliaj: Piramida, së shpejti në qendrën më të madhe të teknologjisë

Tirana mirëpriti edicionin e 8-të të LiboCon, konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike open source LibreOffice, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të komunitetit të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike.Nisur nga dobia që sjell një platformë e tillë, jo vetëm në funksionalitetin e një institucioni, por edhe në transparencën e tij, Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike.

Veliaj: Kopshtet publike kanë rritur cilësinë

Ky vit i ri arsimor i gjeti vogëlushët e Njësisë 2 me kopshtin e rikonstruktuar dhe me infrastrukturë moderne. Bashkia e Tiranës rikonstruktoi edhe “Kopshtin 18” në Rr. “Mihal Grameno”, i cili ofron jo vetëm kushte më të mira për fëmijët, por njëkohësisht ka ulur edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.