Sulm me armë në New Jersey, 1 i vdekur 20 të plagosur

New Jersey, të shtëna me armë në festivalin e artit, 1 i vdekur e 20 të plagosur

Një person humbi jeten dhe 20 të tjerë mbeten të plagosur pas të shtënave ,me armë zjarri në një festival në Trenton, Neë Jersey, të SHBA-ve.

Sipas mediat vendase 16 nga 20 të plagosurit janë dërguar në spital. Katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, përfshirë një djalë 13 vjeçar.

Dy të dyshuar kanë nisur të qëllojnë me armë rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale në festivalin “Art gjithë natën”, sipas Angelo Onofri, një prokuror i Mercer County. Një nga të dyshuarit, një 33-vjeçar, u vra, tha Onofri.

Mes të plagosurve, 16 u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha Onofri. Gjashtëmbëdhjetë nga 20 të plagosurit u trajtuan për plagë me armë zjarri, tha ai.

Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festival dhe të shtënat shkaktuan kaos e panik, thanë autoritetet.
Angelo Nicolo tha për Filadelfia 6ABC TV se ai dhe vëllai i tij ishin në këtë ngjarje kur dëgjuan të bërtiturat. Ai tha se njerëzit filluan të vrapojnë në rrugë. “Pashë dy policë të mbanin një djalë që ishte qëlluar në këmbë,” tha Nicolo.

Viktima e vetme e konfirmuar është rreth moshës 33-vjeç.