Stamboll, shembet një ndërtesë shtatë katëshe, 3 të vdekur

"Vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur të cilët i kemi nxjerrë nga rrënojat", tha guvernatori i Stambollit

Një ndërtesë shtatë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Nga shembja e ndërtesës shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit, kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar por kanë pësuar plagë, njoftoi guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

“Vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur të cilët i kemi nxjerrë nga rrënojat”, tha guvernatori i Stambollit.

Ai shtoi se trajtimet mjekësore për të gjithë të plagosurit po vazhdojnë në spitalin e lagjes Kartal.

Ndërkohë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave që kanë mbetur nën rrënoja ende vazhdojnë.

Në deklaratën e Zyrës së Guvernatorit të Stambollit, thuhet se për arsye sigurie 7 ndërtesa përreth janë evakuuar.