Stamboll, policia sekuestron 1,35 ton drogë

Guvernatori i Stambollit, Yerlikaya përmes Twitterit njoftoi se gjatë operacionit janë arrestuar të paktën 5 persona

 Policia e Stambollit të enjten sekuestroi 1,35 ton drogë në operacione të ndara në mbarë qytetin, njoftoi Ali Yerlikaya, guvernator i Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yerlikaya përmes Twitterit njoftoi se gjatë operacionit janë arrestuar të paktën 5 persona.

Sipas guvernatorit, Departamenti i anti-drogës në polici ka sekuestruar në total 850 kilogram heroinë në lagjet e Stambollit Sariyer dhe Suktanbeyli, me ç’rast u arrestuan dy persona.

Po ashtu ai tha se janë sekuestruar 500 kilogram skunk të zbuluar në një kamion dhe se u arrestuan 3 persona të dyshuar për kontrabandim të drogës, por nuk saktësoi lokacionin.

Policia turke javën e kaluar sekuestroi mbi 1,5 ton heroinë në provincën lindore Erzurum, që ishte sekuestrimi më i madh në historinë e Turqisë.

Sipas policisë, forcat turke të sigurisë në vitin 2018 sekuestruan 17,3 ton heroinë dhe arrestuan mbi 1.500 persona.Stamboll, policia sekuestron 1,35 ton drogë