Spanjë, arrestohet një shqiptar

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet spanjolle në aeroport pasi po udhëtonte me dokumente false.

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet spanjolle në aeroport pasi po udhëtonte me dokumente false.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një 19-vjeçar i cili më parë ka qenë në Irlandë, por u dëbua nga autoritetet e atij shteti, sepse u zbulua që kishte dokumente false franceze. Pas mbërritjes në Spanjë, i riu shqiptar u vu në pranga.

Atij iu gjetën dokumentet e falsifikuara franceze. Nuk është bërë i ditur emri i 19-vjeçarit shqiptar.

Ai u shoqërua në dhomat e paraburgimit, ku do të procedohet për falsifikim të dokumenteve. Megjithatë, shqiptari do të merret paraprakisht në pyetje për të dhënë shpjegimet e nevojshme