Siri – Ushtria turke mbështet shërbimet shëndetësore në Tel Abyad

Mbështetja nga ekipet shëndetësore turke me ndihmën e ushtarëve po u ofrohet të sëmurëve në nevojë, përfshirë edhe fëmijët.

Të sëmurëve në Tel Abyad, qytet i pastruar nga terroristët gjatë operacionit turk “Burimi i Paqes”, u është ofruar trajtim dhe mbështetje mjekësore nga ushtria dhe ekipet shëndetësore turke.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në «Twitter» se mbështetja nga ekipet shëndetësore turke me ndihmën e ushtarëve po u ofrohet të sëmurëve në nevojë, përfshirë edhe fëmijë.

Në postimin e saj në «Twitter» ministria ka publikuar edhe pamjet nga trajtimi i ofruar.