Siri – Evakuohet pika amerikane e vëzhgimit në Ayn al-Arab

Burime të sigurisë bëjnë të ditur se të dielën është evakuuar pika e vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në jug të qytetit Ayn al-Arab, në veri të Sirisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e sigurisë, SHBA-ja ka evakuuar pikën e vëzhgimit në jug të Ayn al-Arabit, qytet i njohur gjithashtu si Kobani, që në orën 15:00 (sipas kohës lokale).

Më herët, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha se vendi i tij po përgatitet të evakuojë rreth 1.000 trupa nga veriu i Sirisë.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar terroristët, si dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnje.