Shqiptarët bëhen me një yll dhe një planet

Tashmë Shqipëria e ka “në pronësi” një yll dhe një planet në hapësirë, jashtë sistemit diellor...

Tashmë Shqipëria e ka “në pronësi” një yll dhe një planet në hapësirë, jashtë sistemit diellor.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, anetarja e Akademisë së Shkencave, Mimoza Hafizi, na prezantoi me pesë çiftet e emrave që janë propozuar për të emërtuar përkatësisht yllin dhe planetin.

Kombinimet e emrave janë si më poshtë:
Ilyrian dhe Gent; Arbër dhe Gjergj; Drin dhe Shkumbin; Korab dhe Tomorr si dhe Mirditë dhe Miras.

Ashtu siç mund të vihet re, të gjithë kombinimet konsistojnë në emra historikë dhe gjeografikë shqiptarë, që rastësisht i përkasin të gjithë gjinisë mashkullore.

E pyetur nga Bieta, profesoreshë Hafizi dha shpjegimin e saj lidhur me këtë çështjë, duke theksuar:

“Ky është një planet shumë i madh, është planet gjigand në formë gazore dhe është e sigurt që aty s’ka jetë. Mund të jetë një planet fqinj me të që nuk e kemi zbuluar që mund të ketë jetë, por ky nuk ka jetë dhe nuk e di, kisha një ndjesi jo të mirë që t’i jepja emrin e një gruaje një planeti që është pa jetë, se gruaja është jeta, është pjelloria”.

Kujtojmë se të gjithë shqiptarët kanë rreth dy javë kohë për të votuar çiftin e tyre të preferuar të emrave të lartpërmendur.