Shqipëria, ndër vendet me përqindjen më të lartë të familjeve në rajon, që marrin kredi për t’u arsimuar

Përqindja e shqiptarëve që marrin kredi për edukim është e lartë, në krahasim me mesataren rajonale. Sipas një vrojtimi që ka bërë më 2020 Banka Qendrore e Austrisë, në 10 vende të Rajonit CESEE, gjeti se në Shqipëri, 8.7% e familjeve e kishin marrë kredinë për shërbime edukimi më 2020. Në vendet e tjera, kredia për arsim zë një peshë të ulët.

P.sh., në Bosnjë 6.4 % e huamarrësve e kanë marrë huanë për edukim, në Serbi 8.3%, Rumani 4.3%. Vetëm Maqedonia dhe Bullgaria e kishin treguesin më të lartë se Shqipëria, ku 9,6 dhe 16.1 % e familjeve e morën huanë për shërbime edukimi.

Në rajon, familjet marrin kredi më së shumti për të financuar blerjen e shtëpive, konsumin dhe blerjen e një makine. Në Shqipëri, anketa e vitit 2020 tregoi se në Shqipëri, familjet e marrin më së shumti kredinë për shtëpi, makinë dhe konsum.
Preferencat e familjeve për qëllimin e huasë u përmbysën në vitin 2020.

Nga viti 2011-2014, anketa e Bankës Qendrore te Austrisë ka evidentuar se familjet në Shqipëri e merrnin kredinë më së shumti për blerje shtëpie, financimin e konsumit dhe preferenca e tretë ishin studimet, dhe e katërta blerja e makinës.
Por pas 6 vitesh blerja e makinës doli si arsyeja e dytë madhe pas shtëpisë për marrjen e një kredie, duke lenë pas konsumin dhe edukimin.

Interesi për të financuar nevojat me kredi bankare është rritur ndjeshëm në vitin 2020. Përqindja e qytetareve që duan të marrin kredi në vitin në vijim arriti nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur nisi të bëhej vrojtimi.
11,5 % e familjeve të pyetura planifikojnë të marrin hua gjatë vitit në vijim, ky ishte niveli më i lartë që nga viti 2008 ku 11.9% e familjeve planifikonin të merrnin kredi vitin e ardhshëm.

Tendenca është e njëjtë edhe për vendet e tjera të rajonit të cilat kanë nisur të rikthehen në banka për hua pas stepjes që krijoi kriza financiare e vitit 2008. Edhe në Rajon si në Shqipëri kërkesa për kredi nga familjet udhëhiqet nga nevoja për blerjen e pasurive të paluajtshme, shtëpive.

Vrojtimi tregoi se 45% e familjeve që kanë në plan të marrin hua e duan atë për të blerë Shqipëri. Kjo përqindje shënoi rritje me 15 pikë % në raport me anketën paraardhëse të vitit 2017-2018. /monitor