Shqipëri, 7 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.521, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale...

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 7 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.521, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.

Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.009.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.138 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 804.762 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955.498 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, 399.246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.