Shpërthim me tritol një automjeti, policia merr në pyetje pronarin

Një automjet është shkatërruar me lëndë eksplozive natën e kaluar në një nga lagjet e qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hasan”. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shpërthimit.

Një automjet është shkatërruar me lëndë eksplozive natën e kaluar në një nga lagjet e qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hasan”. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shpërthimit, shkruan Top Channel.

Pronari i automjetit është marrë në pyetje dhe sipas burimeve ai nuk rezulton person me precedentë penalë apo që të ketë pasur konflikte të mëparshme. Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për sulmin e ndodhur dhe po punon intensivisht për identifikimin e autorëve.