Shkup, mbrëmje poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”

Serdar Tuncer, në deklaratën e tij për gazetarët para programit, tha se gjenden në Shkup për të treguar atë që ka ndodhur më 15 korrik, frymën dhe kuptimin e 15 korrikut pak me poezi e pak me këngë

Në organizim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSİTEB), me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shtet në Turqi, në Shkup u organizua mbrëmja poetike me titull “Poezi nga Serdar Tuncer”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Kurshumli An të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, morrën pjesë deputetë, kryetarë të partive politike dhe organizatave joqeveritarë, përfaqësues të institucioneve turke në vend, Nihal Olçok, bashkëshortja e Erol Olçok dhe nëna e Abdullah Tayyip Olçok dëshmorë të 15 Korrikut si dhe shumë qytetarë tjerë.

Serdar Tuncer, në deklaratën e tij për gazetarët para programit, tha se gjenden në Shkup për të treguar atë që ka ndodhur më 15 korrik, frymën dhe kuptimin e 15 korrikut pak me poezi e pak me këngë.

Ai duke treguar se në thelbin e programit është idea dhe lutja ndaj Turqisë theksoi se Turqia është një ide e cila kundërshton rendin e vendosur të botës, padrejtësinë si dhe kaosin.

“15 korriku ishte përpjekje për nëpërkëmbjen e kësaj ideje. Por kjo nuk ndodhi”, tha Tuncer.

Ndërsa Koordinatori TIKA-s për Shkup, Aytekin Ayden, tregoi se rreth një javë janë duke organizuar evenimente në kuadër të ditës përkujtimore të 15 korrikut.

Ai tha se dëshiruan që fitoren e demoracisë ta kurorëzojnë me një mbrëmje poetike, uroi që të gjithë fajtorët që shkaktuan martirizimin e 251 personave së shpejti të dënohen.

Kreu i MATUSITEB, Hüsrev Emin tha se programin e kanë organizuar që të përkujtojnë dëshmorët, mos të harrojnë dhe mos të lejojnë të harrohet 15 korriku.

Ai duke dëshiruar që shkupjanët të kalojnë një mbrëmje të mirë, “Ne që një shekull jemi në kujdestari. Çfarë do që të ndodhë në Turqi, edhe pse jemi të larg gjeografikisht, për shkak se zemrat tona janë bashk, gjithmonë do të qëndrojmë pranë Turqisë si Turqit e Maqedonisë”.