Shkollat e FETO-s në Bregun e Fildishtë i dorëzohen Fondacionit Maarif

"Dorëzimi i shkollave të lidhura me FETO-n te Fondacioni Turk Maarif është një zhvillim i cili konfirmon lidhjet e fuqishme miqësore mes dy vendeve", tha ambasadorja Demir

Katër shkolla në Bregun e Fildishtë të lidhura me organizatën terroriste FETO i janë dorëzuar Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV), raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja e Turqisë në Abidjan, Esra Demir në një deklaratë për AA tha se ka përfunduar procesi i transferimit të këtyre shkollave në Abidjan, për të cilat Bregu i Fildishtë më parë mori vendim për t’ia dorëzuar Turqisë.

Ajo tha se pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, Bregu i Fildishtë u solidarizua me Turqinë. Demir tha se autoritetet e këtij vendi në kuadër të legjislacionit kanë bërë gjithçka që është e mundur në lidhje me transferimin e shkollave të FETO-s te Fondacioni Maarif.

“Dorëzimi i shkollave të lidhura me FETO-n te Fondacioni Turk Maarif është një zhvillim i cili konfirmon lidhjet e fuqishme miqësore mes dy vendeve”, tha ambasadorja Demir.

Kreu i Fondacionit Maarif, Birol Akgün falënderoi Qeverinë e Bregut të Fildishtë, duke theksuar se bisedat e vazhdueshme për një kohë me drejtuesit e Bregut të Fildishtë kanë rezultuar me sukses.

“Shkollat Shafak në qytetin Abidjan të Bregut Perëndimor të lidhura me FETO-n, të cilat përbëhen nga 300 nxënës, i janë dorëzuar fondacionit tonë. Atmosfera politike ndërkombëtare pas zgjedhjeve të 24 qershorit, ka ndryshuar fuqimisht në favor të Turqisë”, thotë Akgün.

Ai tha se procesi i transferimit të shkollave do të vazhdojë duke u rritur, sidomos në kontinentin e Afrikës.

Maarif merr kopmetencat e shkollave të lidhura me FETO-n nga rajone të ndryshme të botës si dhe hap shkolla të reja. Ky fondacion zhvillon aktivitetet e tij edukativo-arsimore në më shumë se 100 shkolla në mbarë botën.