Shkodër, shkrumbohet lokali në qendër të qytetit

Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohen gjatë natës 2 lokale në katin e parë, në flakë e gjithë fasada dhe ashensori i pallatit...

Një lokal në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Siç shikohet edhe nga pamjet lokali është djegur totalisht dhe flakët kanë prekur edhe pjesën anësore të një pallati.

Lokali gjendet në qendër të Shkodrës, shumë pranë hyrjes së Teatrit Migjeni.

Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit në qendër të qytetit, pranë ish 5 heronjve.

Ndërkohë një tjetër video tregon se çfarë ka mbetur mëngjesin e sotëm pas flakëve, ku vihet re se dy lokalet janë shkrumbuar.