Shifrat e INSTAT/ Shqipëria rrit blerjet nga Turqia, por ul shitjet

Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të ndjeshme të importeve nga Turqia.

Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të ndjeshme të importeve nga Turqia. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se në tetor të këtij viti Shqipëria ka importuar nga Turqia mallra në vlerë 6.2 miliardë lekë, duke njohur një rritje me më shumë se 1 miliardë lekë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Edhe në rang 10 mujori (janar-tetor) Shqipëria ka importuar këtë vit nga Turqia 5 miliardë lekë mallra më shumë, raporton Scan.

Sa i përket eksporteve, rezulton se ato janë në rënie në muajin tetor të këtij viti. Në tetor Shqipëria eksportoi në Turqi 200 milionë lekë mallra më pak se në tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu, e njëjta tendencë konstatohet edhe në rang 10 mujori (janar-tetor) ku këtë vit janë eksportuar 1.7 miliardë lekë mallra ndërsa një vit më parë, në të njëjtën periudhë niveli ishte 1.8 miliardë lekë.