Arréstohet shefi i ndërmarrjes së naftës, iu aksìdentua për vdékje në punë 60-vjeçari

Një saldator i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme teska punonte në një pus nafte në Kuçovë...

Shtetasi me inicialet L.F ishte duke punuar teksa është aksidéntuar dhe ka ndërruar jetë.

Polìcia e Beratit ka arréstuar në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krìmeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arréstimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arréstimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidéntuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkélje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.