Shefi i Natos: Shpresoj që takimi i Erdogan me Trump gjatë G-20, të zgjidhë ngërçin për raketat S-400

Një takim i presidentëve turq dhe amerikanë gjatë samitit të G20 në Japoni mund të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes së blerjes së sistemeve mbrojtëse ruse S-400 nga Turqia tha të enjten shefi i NATO-s.

Kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i SHBA Donald Trumpb të takohen në Japoni këtë javë, “Shpresojmë që ky takim mund të sjellë njëfarë progresi”, tha Jens Stoltenberg për gazetarët pas një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Duke përshëndetur dialogun midis Turqisë dhe SHBA-së mbi çështjen “e vështirë” S-400, Stoltenberg tha se nuk ishte pjesë e diskutimeve të NATO-s, por u diskutua tërthorazi.

Tensionet mes SHBA dhe Turqisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit lidhur me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë, gjë që Uashingtoni tha se do të rrezikonte rolin e Turqisë në programin e fluturimit F-35 dhe mund të shkaktonte sanksione.

Pas përpjekjeve të zgjatura dhe të pa sukseshme për të blerë një sistem të mbrojtjes ajrore nga SHBA , Ankaraja vendosi në 2017 për të blerë S-400 rusët.

Zyrtarët e SHBA i kërkuan Turqisë të blinte raketa të sistemit ”Patriot” të SHBA, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe do t’i ekspozonte avionët F-35 për një nënshtrim të mundshëm rus.

Turqia megjithatë theksoi se S-400 nuk do të integrohej në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën.

Turqia kohët e fundit kërkoi formimin e një komisioni për të qartësuar çdo çështje teknike, por SHBA-ja nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.

Në takimin e ministrave të mbrojtjes të së enjtes, Stoltenberg tha se aleatët diskutuan gjithashtu zhvillimet në Afganistan.

NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë deri në vitin 2024, tha ai.

Stoltenberg shtoi se ata do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në vend për aq kohë sa është e nevojshme, me qëllim që të parandalojnë Afganistanin përsëri të jetë një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë.