SHBA, të paktën një i vdekur nga të shtënat në Trenton

Incidenti ka ndodhur tre orë pas mesnate në qendër të Trenton-it ku po mbahet manifestimi në të cilin promovohet arti lokal, muzika dhe ushqimi

 Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri që ndodhi në manifesimin e mbrëmshëm kulturor në shtetin federal të New Jersey në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur tre orë pas mesnate në qendër të Trenton-it ku po mbahet manifestimi në të cilin promovohet arti lokal, muzika dhe ushqimi.

Zyrtari i policisë Darren Zappley tha se personat e plagosur po trajtoheshin në spital.

“Situata është kaotike”, komentoi Zappley.

Pritet që pas hetimeve të publikohen më shumë detaje rreth incidentit.