Sentop: Turqia do të mbrojë deri në fund të gjitha të drejtat e saj në tokë e në det

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop tha se sipas drejtësisë ndërkombëtare Turqia do të mbrojë deri në fund të gjitha të drejtat e saj në tokë e në det.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop tha se sipas drejtësisë ndërkombëtare Turqia do të mbrojë deri në fund të gjitha të drejtat e saj në tokë e në det.

Në fjalimin e mbajtur në një ceremoni inaugurimi në Stamboll Sentop tha se Greqia, pa parë mundësitë dhe fuqinë e saj, është një shtet që përpiqet të trazojë, tensionojë Mesdheun Lindor.

Ai tha se pas rezultateve të disa kërkimeve se në Mesdheun Lindor ka burime energjetike, këtu filluan të vijnë disa vende që kanë dhe nuk kanë lidhje as prej afër e as prej larg me Mesdheun, raporton TRT.

Sentop bëri të ditur se në rajon është krijuar një tablo me provokimet e udhëheqjes grekoqipriote dhe Greqisë.

“Ne si Republika e Turqisë do të mbrojë dhe ndjekim deri në fund të gjitha të autorizimet tona në tokë e në det që burojnë nga e drejta ndërkombëtare. Ne do të mbrojë dhe ndjekim deri në fund të gjitha të drejtat dhe interesat që zotëron jo vetëm Republika e Turqisë por edhe Republika Turke e Qipros së Veriut”, tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop.