Sekretet e Egjiptit

Egjipti fsheh ende shumë sekrete arkeologjike, dhe njëri sapo është zbuluar në afërsi të Aleksandrisë.

Egjipti fsheh ende shumë sekrete arkeologjike, dhe njëri sapo është zbuluar në afërsi të Aleksandrisë. Bëhet fjalë për një sarkofag në granit të zi, më i madhi i gjetur ndonjëherë në këtë qytet, i lartë 185 cm, i gjatë 265 dhe i gjerë 165.

Në të njëjtin varr është gjetur edhe një kokë e gdhendur në alabastër të bardhë, që ndoshta përfaqëson personin e varrosur aty, thonë arkeologët. Lajmi i zbulimit është bërë i ditur nga Ministria e Antikitetit Egjiptian, e cila thekson se varri është gjetur në gjendje shumë të mirë, i pahapur asnjëherë dhe është 2000 vjeçar.

Sipas një funksionari të lartë të këtij institucioni, varri është gjetur në një thellësi prej 5 metra dhe u zbulua rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e një objekti. Sipas hamendësimeve të para, i përket periudhës Tolemaike, nga vitet 305-30 Para Krishtit, dhe nga zbulimet mendohet se i përkiste dikujt të rangut të lartë të Egjiptit të Lashtë.