Sarandë-Vlorë: Ndalohet furgoni me qumësht të skaduar, gjobitet restoranti me higjienë skandaloze

AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.

Një furgon që transportonte qumësht të skaduar dhe kuti me çaj sherebele të skaduar është ndaluar në Sarandë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Furgoni transportonte 40 kg qumësht të skaduar para 4 muajsh, 31 kuti me çaj sherebel të skaduara para një viti.

Menjëherë u bë bllokimi i produkteve të skaduara dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë.

Gjithashtu, nga Drejtoria Rajonale AKU Vlorë ka nisur aksioni për kontrollin e të gjithë restoranteve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qark.

Një bar restorant në Vlorë është gjobitur  me gjobë në vlerën 300.000 lekë.

Ai ushtronte aktivitetin e tij në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Burimi: Top Channel