Sandër Lleshaj: Nuk do jem më ministër

Ministri i Brendshëm: Asnjë nuk është i përjetshëm!

“Është e sigurt që nuk do jem më si ministër “, kështu tha nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke konfirmuar kështu se nuk do të mbajë më postin.

Lleshaj tha se asnjë post nuk është i përjetshëm, ndërsa shtoi me siguri se ai nuk do të jetë më Ministër i Brendshëm.

“ Që s’do të jem në këtë post është krejt e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha ai shkurt për gazetarët.

Ndrëkohë ndërsa komentoi edhe zhvillimet e Operacionit Forca e Ligjit, Lleshaj tha se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike.
“Pasuritë e krimit do të kthehen asete publike . Ndërsa Vlora nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike si rrjedhojë e punës së policisë”, u shpreh ministri.