Sandër Lleshaj: Ja kush do të largohet nga detyra

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës  dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës.

Sipas tij kjo do të ndodhë  sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.  Ky ligj tashmë është miratuar edhe nga Komisioni i Sigurisë. Sipas ministrit të larguarit nga puna do të trajtohen  financiarisht, raporton Dosja.al.

Ministri Sandër Lleshaj tregon pse ishte në Shkodër | Top Albania ...

“Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec”, tha ai. 

” Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto”, shtoi Lleshaj.

Sander Lleshaj | Albania Global FDI Reports