Rritet numri i të infektuarve, 132 raste të reja. Asnjë humbje jete

Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin anti-COVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 132 qytetarë, në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vaun e Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnjë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         132

Të shëruar në 24 orë       29

Të shtruar në spitale       26

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,601

Testime totale             918,347

Raste pozitive             133,442

Raste të shëruara         130,343

Raste Aktive                      642

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             242

Elbasan           61

Shkodër          88

Vlorë               59

Berat               38

Lezhë              34

Fier                  37

Kukës              21

Durrës             21

Korçë               13

Gjirokastër        7

Dibër                 1